INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Horoskopi javor sipas Oscar Cainer ( 6 nëntor- 11 nëntor). Kjo shenjë do ketë më shumë fat, ndërsa një tjetër duhet të tregojë kujdes

Horoskopi javor sipas Oscar Cainer ( 6 nëntor- 11 nëntor). Kjo shenjë do ketë më shumë fat, ndërsa një tjetër duhet të tregojë kujdes

Publikuar më: 16:36 07-11-2017

Këtë javë Venusi lëviz nga Urani dhe hyn tek Akrepi. Po shkojmë drejt lidhjes përfundmitare Saturn-Uran e cila për një kohë të gjatë formoi një trio me Hënën. Të gjithë do të ndjejnë nevojën e kujdesit të ëngjëllit të tyre  mbrojtës.

Dashi

I madhi Mahatma Gandhi ka thënë: “Një ‘jo’ e thënë me binjde të plotë, është më e mirë se një ‘po’ thjeshtë për të kënaqur apo për të shmangur problem. Këtë javë kozmosi ju nxit t’i besoni intuitës tuaj dhe të ndiqni zemrën. Nëse dëgjoni me vëmëndje të gjitha palët dhe pastaj të bëni atë që ndjeni se është e drejtë, do të befasoheni me progresin që mund të bëni. Në aspektin e dashurisë, përgatituni për ndryshime. Do ta shihni axhendën tuaj emocionale nga një këndvështrim I ri.

Demi

Kur dikush nuk flet me zemër, ndonëse fjalët e tyre mund të tingëllojnë si duhet, ne e kuptojmë se nuk janë plotësisht të sinqertë. Pra, dyshimi ynë rritet. Hëna e Plotë, në shenjën tuaj, ndriçon dritën në përpjekjen tuaj për lumturi. Kjo theksohet nga lëvizja e menjëhershme e Venusit në shenjën tuaj të kundërt. Keni kaluar shumë kohë duke u ndjerë i ndarë midis besnikërisë. Tani do të keni një tjetër kuptim të qëllimit tuaj. Ndërsa sa i përket jetës emocionale,  do të ecni me parimin: Duajeni njëri-tjetrin por mos krijoni lidhje dashurie. Përgatituni për një ndjenjë të re dhe rritje të besimit.

Binjakët

 Ndërsa planeti juaj Mërkuri, lëviz kundër shenjes suaj këtë fundjavë, ajo ndryshon përqendrimin tuaj nga detajet e  përditshme dhe kthen vëmendjen drejt  të tjerëve. Vështirësitë e fituara mund të jenë të papritura emocionuese. Mos lejoni që kjo gjëndje shpirtërore të qëndrojë për shumë kohë.  Është periudhë e mirë për të shqyrtuar veprimet e të tjerëve, të kuptoni nëse duhet të besoni sërish tek dikush.

Gaforrja

Jini të vetëdijshëm se këtë javë, edhe nëse e gjeni veten subjekt i kritikës së dikujt, mos u shmangni. Besoni instinktet tuaja dhe bëni atë që ndjeni. Hëna e Plotë lidhet në mënyrë harmonike me Neptunin e ëmbël. Lajm i mirë për marrëdhëniet tuaja, për aq kohë sa nuk i lejoni ata të kufziojnë mënyrën se si e shprehin veten. Gëzoni lirinë që zemra juaj gjen këtë javë. Një zbulesë e vogël gjithashtu ju pret.

Luani

Hëna e plotë po hedh dritë mbi një situatë të kaluar. Ju jeni duke arritur një kuptim më të qartë se pse dikush veproi ashtu siç bëri dhe  do ta vlerësonit duke folur me dikë. Por a mund të varesh nga gjykimi i tyre? Nëse jo, jini të sigurtë për njohuritë tuaja. Përparimi që po bëni është pozitiv. Jeta ju inkurajon që të gjeni kënaqësinë në zemrën tuaj.

Virgjeresha

Mërkuri sjell mundësinë për të kontrolluar ndërtimet që mbështesin botën tuaj. Ka një arsye pse jeni aty ku jeni dhe pse keni bërë vendimet që keni bërë. Pasi ta keni parë këtë, ju mund të vendosni se ku doni të ndërroni. Një përmirësim është në rrugën e saj.

Gjithçka që kërkoni ndonjëherë është qartësia. Jo me të vërtetë 'gjithcka', por sigurisht një komponent i rëndësishëm në marrëdhëniet e lumtura, qoftë lidhjet me miqtë apo diçka më romantike. Nuk është konsistenca ajo që ju nevojitet; është sinqeriteti.

Peshorja

Detajet mund t’ju bëfasojnë këtë javë. Kur të ktheni kokën pas, do të kuptoni se diçka e rëndësishme ka ndryshuar. Ka përmirësime në rrugë. Kini vëmëndjen për një mundësi të artë këtë javë. Edhe në aspektin sentimental do të ndjeni ndryshim. Mund të fillojë me një zbulim të vogël për dikë të veçantë; mund të jetë dikush i ri apo edhe dikush nga e kaluara juaj. Ata po interesohen shumë për ju.

Akrepi

Nëse doni që dikush të bëjë diçka, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është t’i bëni ata të besojnë se kjo ishte idea e tyre. Megjithatë plani juaj aktual është shumë i vështirë për t’u zbatuar pa ndihmë. Të gjitha po ndodhin këtë periudhë për akrepin.Planeti i dashurisë po vjen drejt shenjës suaj dhe nuk ju nevojitet fuqia e trurit.

Shigjetari

Me hyrjen e merkurit në shenjën tuaj, pas Hënës së Plotë të Fundjavës, fundjava juaj do të mbushet me gjithçka, përveç qetësisë. Megjithatë, duhet të dini  se çfarë po ju ndodh është e përsosur.Ju mund të mësoni shumë nga vështrimi juaj për mënyrën se si reagojnë të tjerët ndaj jush. Shumë lajme janë nisur drejt jush.

Bricjapi

Pyetja që i bëni vetes është: A jeni në rrugën e suskesit? Nëse ndjeni që po, inkurajoni veten sepse përpjekjet tuaja nuk kanë qenë të kota. Nëse vazhdoni kështu, mund të ketë marrëveshje të madhe në të ardhmen.

Është e mrekullueshme kur provoni se keni të drejtë.  Është vështirë të jeni shpirtmëdhenj, por këtë javë kjo është ajo që kërkohet. Mund të jetë një provë miqësie apo dashurie . Mund të falni edhe nëse harresa nuk është ende e mundur. Nëse mundeni, mund të ndryshojë gjithçka.

Ujori

Është koha të prisni të papriturat, veçanërisht kur bëhet fjalë për marrëdhëniet. Këtë periudhë duhet të konsideroni mundësinë e ndryshimit dhe atë të të menduarit jashtë kutisë. Do të jeni më shumë se të aftë për të përballuar transformimet që do të ndodhin këtë javë sepse do t’iu japin mundësitë që keni pritur. Sa i përket jetës emocionale, disa do të përjetojnë trazira dhe mërzitje ndërsa disa të tjerë emocione pozitive. Qëndroni të qetë dhe jini të ndershëm.

Peshqit

Në këto ditë për ju, teknologjia do të ndryshojë më shpejt se moti në Britaninë e Madhe. Dhe pikërisht dilema e kësaj jave për ju do të ketë lidhje me teknologjinë. Shumë nga udhëtimet tuaja do të diktohen nga të tjerët.

Article Logic
Execution time: 0.0027711391448975