INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shenjat e horoskopit që pëlqejnë orët e vona të natës dhe ato që flenë herët

Shenjat e horoskopit që pëlqejnë orët e vona të natës dhe ato që flenë herët

Publikuar më: 17:39 15-09-2017

Çfarë ndryshimi ka një person që pëlqen orët e vona të natës dhe një tjetër që adhuron ta nisë ditën herët? Epo, ata që pëlqejnë orët e vona shpesh janë konsideruar si rebelët e shoqërisë, që jetojnë pa rregulla dhe se e shijojnë jetën siç duhet (kjo e fundit, jo doemosdoshmërisht).

Megjithatë, për disa, sipas astrologjisë, të qëndrosh zgjuar deri vonë nuk është thjesht një zgjedhje. Kështu funksionon truri i tyre dhe energjitë. Ka një arsye pse individë të veçantë nuk mund të flenë natën. Përgjigja gjendet në shenjën tuaj të horoskopit.

Më poshtë po renditim shenjat e horoskopit nga ato që flenë më pak në ato që e nisin ditën herët.

SHIGJETARI

Shigjetari është një nga shenjat më aventuriere të horoskopit, që do të thotë ora tre e natës është ora normale për të dalë jashtë dhe të festojë, pse jo. Madje ka një talent të veçantë, pasi mund t’iu mbushë mendjen miqve të përgjumur të qëndrojnë me të.

DASHI

Dashi e adhuron jetën e natës dhe sidomos festat e orëve të vona. Nëse askush nuk e shoqëron, për të nuk ka rëndësi, pasi me siguri do të gjejë dikë në ndonjë vend.

DEMI

Demi mbase nuk mund të jetë në çdo festë të natës, por me siguri e gjen zgjuar duke parë ndonjë film, duke ngrënë ndonjë gjë të ngelur në frigorifer apo duke bërë çdo lloj aktiviteti tjetër nëpër shtëpi.

LUANI

Luanit i pëlqen të qëndrojë zgjuar deri vonë, por jo doemosdoshëmrisht jashtë. Ama nëse vendos të dalë, do i duhet shumë kohë pasi do sigurohet të duket si një divë për të rënë sa më shumë në sy.

AKREPI

Akrepit i pëlqen nata pasi është misterioze dhe plot me intriga. Me siguri do jetë duke thurur plane jo fort të këndshme.

BINJAKËT

Binjakët janë as po as jo. Nëse duhet të zgjohen herët në mëngjes, do zgjohen. Nëse duhet të rrinë vonë natë, do të rrinë. Për ta dita dhe nata nuk kanë ndonjë ndryshim të madh.

UJORI

Ujori nuk ka ndryshim të madh nga binjakët përveç faktit se varet çdo gjë nga humori i tyre (edhe pse kanë një humor tepër, tepër të luhatur).

PESHORJA

Peshorja është e kundërta e gjithë shenjave më sipër. Për të motoja është: “Të kemi ditën para”.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha është tepër korrekte dhe e organizuar. Nëse duhet të bëjë diçka deri në orët e vona, për të duhet planifikuar një javë para. Në të kundërt oraret janë fikse.

BRICJAPI

Bricjapi është gjithmonë I zënë me punë gjatë ditës, kështuqë për të, nata, është koha e vetme për t’u çlodhur.

GAFORRJA

Gaforres i pëlqen të ketë një jetë plot me aktivitete gjatë ditës dhe për këtë arsye i humbin energjitë gjatë natës. Megjithatë nëse dikush I shtyn të rrinë vonë, pranojnë me pak vështirësi.

PESHQIT

Peshqit nuk janë aspak të dhënë pas jetës së natës. Për ta, jeta e ditës është ajo që ia vlen të investosh.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.010051012039185
    array(1) { ["section"]=> string(82) "shenjat-e-horoskopit-qe-pelqejne-oret-e-vona-te-nates-dhe-ato-qe-flene-heret-36867" }