Dashi-Në fillim të ditës do të përqendroheni kryesisht në problemet familjare dhe punëve rutinë të ditës. Në mbrëmje do të ndjeni nevojën për një strategji të re të përgjithshme. Reputacioni profesional, biznes personal apo i familjes, partneriteti apo marrëdhënia martesore do të bëhet i rëndësishëm.
Demi-Ka shumë fuqi në fjalët tuaja. Ka një sasi të madhe të informacionit që duhet të ndahet me të tjerët. Ajo që ju dini, mund të jetë transformuese. Jini aktivë në biseda.
Binjakët-Teksa Mërkuri lëviz drejt zonës më të zëshme të shenjës suaj sot, duhet të të mendoni mirë çfarë thoni. Nëse nuk mund të thoni gjëra të këndshme, atëherë ndoshta është më mirë të mos thoni asgjë.
Gaforrja-Do të ndiheni të lodhur, sidomos në punë. Jo çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi. Mundohuni që të kërkoni ndihmë.
Luani-Ndryshime të rëndësishme do të ndodhin në jetën tuaj në këtë kohë, dhe një surprizë do të pasojë një tjetër. Ju duhet të jeni vigjilentë dhe të mos lejoni që të kalojnë mundësitë, sepse ato do të jenë shumë të dobishme në planin afatgjatë.
Virgjëresha-Në gjysmën e parë të ditës do të jetë e preferueshme përqendrimi në nevojat personale. Nuk duhet të kushtoni shumë rëndësi ndaj problemeve të të tjerëve, me përjashtim të disa situatave, kur prindërit apo të afërmit janë të shqetësuar.
Peshorja-Merrni kontrollin e gjërave kur shihni se diçka duhet bërë. Të tjerët mund të veprojnë me vështirësi dhe t’i shohin gjërat ndryshe nga të tjerët.
Akrepi-Nuk ka asnjë kuptim të humbni kohë dhe energji me kokën pas në të kaluarën duke thënë sikur t’i kishe bërë disa gjëra më ndryshe. Gjithçka ju duhet të bëni është ta bëni të sotmen një ditë më të mirë se e djeshmja. Çdo ditë është një ditë e re.
Shigjetari-Këshillohet që gjatë kësaj jave të jeni të kujdesshëm në çdo drejtim. Shmangni sforcimet fizike! Edhe sa i takon ndjenjave duhet të jeni të kujdesshëm.
Bricjapi-Duhet të tregoni vendosmëri dhe kurajo për të marrë vendime. Mos harroni, gjërat e mira nuk ju vijnë, nëse nuk jeni të gatshëm të luftoni.
Ujori-Duhet të siguroheni që faktet dhe të dhënat mbështesin pikëpamjen tuaj para se ta thoni me zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë. Nëse diçka rezulton gabim më vonë nuk do të jetë pozitive për reputacionin tuaj.
Peshqit-Sot ju këshillohet të tregoheni të vëmendshëm, e, çka është më e rëndësishmja për ju, të mos jeni edhe aq konfidenciale më të parin që hasni në rrugë. Dialogu mund të zgjidhë të gjitha problemet me partnerin.








13 Dec 2025 





