INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe TERS, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Surpriza dhe TERS, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 10:36 11-03-2021

Dashi- Nëse do të ndiheni në vështirësi dhe nuk do jeni në gjendje të vendosni vetë për disa gjëra, do të keni mbështetjen e anëtarëve të familjes dhe miqve. Do të merrni një lajm të mirë sot.

Demi- Do të jeni shumë emocional, por kini besim tek vetja pasi fati është në anën tuaj. Në punë do të kaloni shumë mirë dhe mund të merrni një shpërblim. Këshilloheni që të tregoni kujdes kur diskutoni me miqtë.

Binjakët- Gjumi i parehatshëm do të ndikojë gjatë gjithë ditës tek ju. Do të jeni i lodhur dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar apo për të dalë me miqtë. Për beqarët ka lajme të mira që mund t’iu ndryshojnë jetën.

Gaforrja- Një ditë e lumtur do të jetë kjo e enjte për ju. Lumturinë tuaj do ta përhapni dhe tek njerëzit që u rrethojnë. Të dashuruarit do të kalojnë disa momente romantike, ndërsa për beqarët nuk ka lajme të mira.

Luani- Sot do të jeni të lumtur dhe do të jeni shumë i duruar si në punë dhe në familje. Në punë do të jeni të kënaqur dhe mund të merrni një shpërblim që do u gëzojë shumë. Lajme të mira për të dashuruarit.

Virgjëresha- Tregoni kujdes dhe tregohuni të zgjuar. Mos prisni nga askush që t’iu ndihmojë pasi do të zhgënjeheni shumë. Duhet që të bëni një analizë të vetvetes dhe të shihni ku keni gabuar që sot ndiheni vetëm.

Peshorja- Një pakënaqësi me miqtë do u mërzisë shumë. Sot do të kërkoni që të rrini vetëm dhe këtë periudhë kohore ta përdorni për reflektim. Në punë do të jeni i papërqendruar dhe do të bëni gabime.

Akrepi- Një ditë e bukur dhe me fat do të jetë kjo e enjte për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenjë. Do të jeni shumë energjikë dhe të përqendruar në punë. Do të merrni disa lajme të mira.

Shigjetari- Të gjithë ditën e sotme do ta kaloni duke u marrë me një problem familjar dhe nuk do arrini të zgjidhni çështjen në favorin tuaj. Në mbrëmje do të ndiheni të lodhur dhe duhet të shmangni debatet.

Bricjapi- Çdo gjë do të jetë nën kontrollin tuaj. Do të jeni në gjendje që të jeni të përqendruar në punë por dhe të mendoni për planet për të ardhmen. Një dhuratë do u ndryshojë ditën dhe do u lumturojë.

Ujori- Një problem shëndetësor do t’iu rishfaqet sërish. Nuk duhet të shqetësoheni shumë pasi gjithçka do të shkojë mirë. Do të arrini që të jeni të përqendruar në punë dhe optimizmi do ndikojë për mirë.

Peshqit– Do të takoni një mik të vjetër dhe do të gëzoheni pa masë. Nga puna gjithçka do të shkojë mirë dhe do të jeni të lumtur. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të keni kujdes pasi mund të humbisni paratë.Panajot Karasani ka befasuar me deklaratën e tij në rrjete sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547