INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

HOROSKOPI DITOR! Mësoni me DETAJE çfarë do të ndodhë me 12 shenjat e HOROSKOPIT!

Publikuar më: 10:26 17-10-2020

Dashi-Mund të përdorni të gjitha aftësitë që keni në dispozicion mbrëmjen e sotme. Do të keni aftësinë që të shikoni në sytë e një personi tjetër. Kjo është mirë për ju pasi kujdeseni për këtë person dhe dëshironi që ta bëni të lumtur. Por ndoshta nuk është mirë që të përfshiheni menjëherë nga dashuria e madhe.

Demi-Ndonjëherë nuk kënaqeni të jeni rehat. Sot nuk do ta vlerësoni energjinë e ditës. Por nëse mund të tregoheni të shkathët mund të dilni në një takim me një person të veçantë.

Binjakët-Do të duhet pak kohë sa të tjerët të marrin mesazhet tuaja, por fatmirësisht nëse ju buzëqeshin yjet keni për ta arritur. Dikush ka kaluar vështirësi të mëdha që të marrë vëmendjen tuaj. Mirëpo ju keni dështuar që ta kuptoni këtë gjë.

Gaforrja-Pozicioni i yjeve do të bëjë të kaloni momente magjike sot, sidomos sa i përket jetës dashurore. Është momenti i duhur për të bërë lëvizjet e fundit sa i përket një personi ndaj të cilit jeni shumë të tërhequr.

Luani-Mund ta joshni dashurinë e jetës vetëm duke shfrytëzuar mbrëmjen e sotme. Pozicioni i yjeve do t’ju bëjë që të gjunjëzoheni përballë një lidhjeje. Shijojeni ndjenjën e të qenit në dashuri.

Virgjëresha-Do të keni momente romantike sot. Ky është një stil i pazakontë për ju pasi nuk e keni në karakter ta shprehni. Mirëpo duhet t’i lini disa gjëra që të rrjedhin normalisht.

Peshorja-Energjia e universit do të ketë disa efekte të ndryshme. Në rastin tuaj, nëse po dilni me dikë për herë të parë do të nxirrni disa sekrete. Do ta shijoni bisedën nën dritën e qirinjve dhe do t’ju duket ky person i mrekullueshëm.

Akrepi-Është ditë e jashtëzakonshme për të shprehur romanticitetin. Edhe pse e keni njohur partnerin prej disa kohësh sërish ju duket sikur po nisni një aventurë të re. Shijojeni këtë skenar të mrekullueshëm.

Shigjetari-Rrallë hidhni hapa drejt gjërave duke preferuar që të qëndroni mbrapa ose të kaloni nëpër rrugë plot kthesa përpara se të arrini tek qëllimi. Kjo ka të bëjë edhe me personin që doni. Fatkeqësisht kjo mënyrë e të bërit të gjërave do të rritet kohët e fundit.

Bricjapi-Do të përdorni aftësitë e joshjes për të bërë për vete një person. Ky person do ta vlerësojë këtë gjë tek ju dhe do t’ju kushtojë vëmendje. Do të keni sukses.

Ujori-Sot duhet që të vini në një anë të gjitha tendencat negative nëse doni që të dilni me personin e ëndrrave. Planetet po kërkojnë që të bëheni më pak delikatë në qasjen me romancën.

Peshqit-Pozicioni i planetëve do të bëjë që të kaloni një mbrëmje të paharrueshme. Personi i zemrës do të pranojë të takohet me ju. Duhet që të qëndroni me këmbë në tokë.

Article Logic
Execution time: 0.0098099708557129