INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

HOROSKOPI DITOR/ Javë e re, surpriza të reja, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT!

Publikuar më: 09:29 03-05-2021

Dashi-Lumturia do t’ju pushtojë. Këtë moment e keni pritur prej shumë kohësh, ndaj shijojeni në maksimum, sepse do të jeni të favorizuar. Kjo ditë do të jetë e paharrueshme.

Demi-Partneri do të ketë nevojë për ndihmën tuaj për të zgjidhur disa probleme familjare. E kuptoni fare mirë situatën në të cilën ndodhet, ndaj dhe nuk do ta keni të vështirë për t’i dhënë ndihmën e nevojshme. Mundi nuk do të kalojë pa u vlerësuar.

Binjakët-Gjithçka do ju bëni shokëve, miqve e madje edhe të huajve sot do të shpaguhet shumë herë në kohën që Dielli do të lëvizë në shenjën tuaj më vonë gjatë muajit.

Gaforrja-Gjatë këtyre ditëve jeni mbyllur në veten tuaj dhe mundoheni që të jeni të paarritshëm për të tjerët. Fundjava do të sjellë ditë më të mira, gjatë së cilave mund të hapeni me të tjerët.

Luani-Ditë harmonike dhe e mbushur me entuziazëm ka për të qenë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të jeni në humor dhe të gatshëm për të bërë çdo lloj çmendurie që do t’ju propozojë partneri. Në lidhje me financat, do të jeni goxha të favorizuar dhe gjendja do të mbetet e kënaqshme.

Virgjëresha-Mëngjesi për ju të shenjës së virgjëreshës do të fillojë me doza nervozizmi, por megjithatë do të ndiheni aq të fortë saqë mund të sfidoni gjithë “botën” gjatë vazhdimit të ditës. Ecni vetëm përpara!

Peshorja-Nëse ka diçka që e bëni me qejf është të shpenzoni para. Megjithatë ka ardhur koha që përpara se ta bëni një gjë të tillë, t’ia hidhni një sy portofolit. Ndoshta po tregoheni më shumë dorëlëshuar seç duhet dhe mund t’i vuani pasojat shumë më shpejt nga sa mendoni.

Akrepi-Mos u shqetësoni nëse njerëz të veçantë do të shfaqen pengues kundër jush, është vetëm një fazë kalimtare dhe ju nuk do të pengoheni nga e gjithë kjo. Shfrytëzojeni këtë si një mundësi për të treguar se sa i durueshëm jeni.

Shigjetari-Ndikimi i yjeve është mjaft pozitiv, si në sferën personale edhe në atë profesionale, ku çdo gjë do të ecë siç ju dëshironi.

Bricjapi-Sot janë të gjitha gjasat për një ditë shumë aktive e me shumë intensitet në planin profesional, por që në sajë të rezultateve të pritshme, do t’ju bëjnë të ndjeheni mirë edhe në atë sentimental.

Ujori-Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj e bën këtë një kohë të vështirë, por ju duket se do ta përballoni mirë. Më vonë gjatë muajit aktiviteti kozmik do të lëvizë në favor të shenjës tuaj dhe kohë më të mira do të vijnë.

Peshqit-Do të ndjeni nevojën për të dashuruar më shumë dhe për ta lënë veten të lirë pa pasur rezerva. Ka ardhur momenti që të shihni përpara dhe të lini të kaluarën pas shpatullave.

Article Logic
Execution time: 0.0030460357666016