Dashi- Do të jeni shumë energjik dhe do keni dëshirë për të bërë gjëra të reja që do t’iu lumturojnë. Planet tuaja për një udhëtim me familjen do të realizohen, deri në mbrëmje prisni për një lajm të mirë.
Demi- Duhet të keni shumë kujdes sot pasi mund të jeni të detyruar që të merrni një vendim me shumë rëndësi. Edhe pse nuk do jeni në gjendje të mirë, në mbrëmje do të arrini që të fitoni besimin tek vetja.
Binjakët- Sot do të keni një tendencë për të shpenzuar sa më shumë, por duhet të keni shumë kujdes pas mund të harxhoni të gjitha kursimet tuaja. Në punë gjërat mund të shkojnë mirë.
Gaforrja- Një ditë me fat do të jetë kjo e hënë për ju. Për sa i përket çështjeve financiare do të jeni në gjendje që të arrini të fitoni disa para nga puna juaj e re. Në mbrëmje do kaloni momente të lumtura në familje.
Luani- Sot do të jeni shumë të lumtur, pasi do të arrini të gjeni një punë të re. Duhet të tregoni shumë kujdes, pasi mund të keni disa probleme të vogla në familje. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura.
Virgjëresha- Një ditë e bukur do të jetë kjo e hënë për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Kriza e javës së kaluar do të marrë fund dhe ju do gjeni një punë të re dhe do të keni fitime të kenaqshme.
Peshorja- Një ditë e keqe është kjo e hënë për ju. Do të ndiheni të lodhur dhe do të rishfaqet sërish problemi shëndetësor që u ka shqetësuar kohët e fundit. Duhet të keni kujdes me shpenzimet.
Akrepi- Nëse keni në plan për të hapur një biznes të ri kjo është dita e duhur. Fati është me ju sot, por duhet të tregoheni të zgjuar me vendimet që merrni. Në familje pritet të keni një problem.
Shigjetari- Në punë gjithçka do të shkojë mirë, kolegët do të bashkëpunojnë me ju dhe do të arrini që të përmbyllni të gjitha detyrat. Një lajm të mirë do të merrni në dark për sa i përket çështjes shëndetësore.
Bricjapi- Gjithçka do të shkojë sipas planeve, miqtë tuaj do t’iu ndihmojnë dhe mund të arrini që të merrni një pozicion të ri në punë. Në familje mund të keni një problem të vogël që do të zgjidhet shpejt.
Ujori- Sot mund të jeni viktimë e luhajteve të humorit. Nuk do të jeni në gjendje që të tregoni vendosmëri. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura, por një ditë e mirë parashikohet të jetë dhe për beqarët.
Peshqit- Sot do të jeni të kënaqur dhe do të jeni në gjendje të mbani një ekuilibër midis shpenzimeve dhe fitimeve. Do të ndihmoheni nga miqtë për të realizuar planet tuaja. Do të keni harmoni në familje.