INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR/ Ditë pozitive, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

HOROSKOPI DITOR/ Ditë pozitive, mësoni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

Publikuar më: 09:36 08-04-2021

Dashi- Gjatë gjithë ditës së sotme do të jeni shumë të angazhuar me punë. Do të keni fitime të kënaqshme, por në mbrëmje do të ndiheni të lodhur dhe shumë nervoz. Të dashuruarit duhet të kenë kujdes.

Demi- Si rrallë herë sot do të keni mbështetjen e plotë të prindërve tuaj për çdo veprim që do të bëni. Në punë pritet që gjërat të shkojnë mirë. Duhet të keni kujdes me financat pasi fati nuk është në anën tuaj.

Binjakët- Sot mund të jeni viktimë e mendimeve negative dhe do të bëheni shumë nervoz për këtë gjë. Do të jeni i paduruar dhe do të tregoni arrogancë në punë por dhe në familje. Prisni për një lajm të mirë.

Gaforrja- Sot do të jeni shumë të duruar dhe kjo do të reflektojë dhe në punë. Do të mbyllni të gjitha projektet në kohë dhe mund të merrni një shpërblim. Ata që kërkojnë punë të re mund ta gjejnë.

Luani- Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ju. Në punë do të jeni shumë efikas dhe për shkak të performancës së mirë do të merrni një shpërblim. Ata që janë në kërkim të një pune të re do ta gjejnë.

Virgjëresha- Sot është një ditë e rëndësishme për ju. Do të merrni një lajm shumë të mirë dhe gjatë gjithë ditës do të jeni të lumtur. Këshillohet që të jeni të kujdesshëm për vendimet që merrni.

Peshorja- Do të zhgënjeheni sot dhe do të jeni të pakënaqur. Kolegët tuaj do të jenë bashkëpunues, por kjo nuk duhet t’u bëjë nervoz dhe arrogant. Në mbrëmje mund të merrni një lajm të mirë.

Akrepi- Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja, pasi fati do të jetë në anën tuaj. Do të jeni shumë energjik. Do të keni dhe ndihmën e kolegëve dhe do të arrini që të mbyllni të gjitha detyrat që u janë caktuar.

Shigjetari- Një problem familjar do t’u angazhojë me punë gjatë gjithë ditën, por ju sërish nuk do të zgjidhni gjë. Duhet të tregoni kujdes gjatë komunikimit me miqtë, pasi mund të shfaqni shenja arrogance.

Bricjapi- Të gjitha gjërat do t’i keni nën kontroll dhe do të jeni shumë të qetë. Për sa i përket anës financiare do të keni një ekuilibër mes shpenzimeve dhe të ardhurave. Për të dashuruarit ka një lajm të mirë.

Ujori- Do të kaloni një ditë të lodhshme, por në mbrëmje do të merrni një surprizë të këndshme dhe do kaloni momente të bukura me familjen. Por me financat sot do t’i keni punët keq.

Peshqit- Në ditë e bukur do të jetë kjo e enjte për ju. Ata që janë në kërkim të dashurisë do ta gjejnë atë. Duhet që të keni kujdes me financat, pasi fati nuk është në anën tuaj dhe mund të humbisni shumë para./

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0072879791259766