Dashi-Mos u shqetësoni në lidhje me atë që ka ndodhur dje ose një ditë më parë, sepse, kur dielli lëviz në shenjën tuaj nesër ju mund të filloni përsëri me një propozim të ri dhe një ndërgjegje të pastër! Një nga periudhat më të mirë të vitit është gati për të filluar.
Demi-Mos u shqetësoni nëse do ta keni të vështirë për të shprehur veten qartë sot. Në fakt mund të rezultojë diçka tepër e mirë, pasi javët e ardhshme do të sjellin mjaft situata ku do t’ju duhet shumë mendim dhe planifikim, jo vetëm fjalë.
Binjakët-Kjo ditë do ju gjejë nën tension dhe të nervozuar. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos reagoni, të paktën sa të kalojë dita, kur situata do të vijë drejt përmirësimit.
Gaforrja-Dita e sotme edhe pse në përgjithësi do të duket e qetë, do të ketë momente melankolike për shkak të Hënës. Në mbrëmje ndoshta ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.
Luani-Vendosni shqetësimet tuaja prapa jush dhe buzëqeshni. Një nga periudhat më të mira të vitit është kur ja nisni nga e para, kështu që harroni çfarë ka ndodhur dje sepse e vetmja gjë që ka rëndësi tani është se çfarë ndodh nesër dhe ditën pas saj. Kalojeni sa më mirë të jetë e mundur!
Virgjëresha-Sot do t’i druheni më të keqes, por nuk do të ndodhë. Gjendja e ankthit mund të ndikojë negativisht, duke iu bërë më të kujdesshëm dhe më të stepur për një vendim që në një moment tjetër do ta kishit shumë të thjeshtë për ta marrë. Mos humbisni qetësinë.
Peshorja-Parashikohet një ditë jo shumë pozitive, gjatë së cilës do të ndiheni disi të stresuar, sidomos për sa i takon punës. Tregohuni të durueshëm dhe mos iu përgjigjuni provokimeve.
Akrepi-Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.
Shigjetari-Jeta është e mirë dhe ka premisa për tu përmirësuar. Me diellin që lëviz në zonën më dinamike të statusit tuaj këtë fundjavë besimi juaj do të fluturojë, pasi do të jenë guximi dhe vullneti juaj ato që do ju bëjnë të ndërmerrni rreziqe, të cilat sigurisht do ju çojnë drejt suksesit.
Bricjapi-Sot mos dilni në konkluzione pasi është thuajse e sigurt se do të jeni gabim. Sidomos në shtëpi, duhet t’i jepni partnerit apo familjarëve mundësinë që të tregojnë çfarë kanë mendojnë dhe çfarë janë të aftë të bëjnë.
Ujori-Jeni shenja perfekte e rebelimit, ku ju pëlqen çdo gjë që është e lidhur me instinktin tuaj, por bëni kujdes, pasi nuk është e thënë që të keni gjithmonë të drejtë. Kjo vlen sidomos në dashuri. Ndoshta ka ardhur momenti që të ndryshoni diçka në jetën tuaj.
Peshqit-Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë.