INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historike për futbollin shqiptar/Armando Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Historike për futbollin shqiptar/Armando Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Publikuar më: 15:14 07-02-2019

Në 7 shkurtin e një viti më parë fitoi postin e kreut të FSHF-së, ndërsa në atë të sotmen Armando Duka u zgjodh pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s duke marrë 36 vota nga 55 të mundshme. Duka kandidoi kundër 8 kundërshtarëve për 7 vende, pasi Boranbajev i Kazakistanit kishte vendosur që të tërhiqte kandidaturën e tij një ditë para. Kreu i FSHF-së u rendit në vendin e 6-të në bazë të votave duke lënë pas Andri Pavelkon e Ukrainës.
Kjo është hera e parë që futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga presidenti Duka në qeverinë evropiane.

Komiteti Ekzekutiv është organizmi ekzekutiv më i lartë i UEFA, i cili administron UEFA-n, me përjashtim të rasteve kur të tilla aktivitete janë deleguar, nga Statutet e UEFA-s presidentit të UEFA-s ose Administratës UEFA.

Në përbërje të saj janë presidenti i UEFA-s dhe 16 anëtarë nga të cilët të paktën një femër, që zgjidhet nga Kongresi i UEFA-s, dy anëtarë zgjidhen nga Shoqata e Klubeve Evropianë (ECA) dhe një anëtar që zgjidhet nga Ligat Evropiane, si edhe 8 anëtarët e zgjedhur me votë midis federatave.

Anëtarët kanë mandate 4 vjeçare dhe asnjëri prej tyre nuk mund të zgjidhet më shumë se tre herë në këtë post.

UEFA miratoi sot, në kongres edhe dy ndryshime mjaft të rëndësishme. Implementimin e teknologjisë VAR në 1/8 e Ligës së Kampionëve, si dhe nga sezoni i ardhshëm, në këtë ligë nuk do të jenë më 8 grupe nga 4 skuadra, por e anasjellta, pra 8 ekipe që do të konkurrojnë në 4 grupe.

Një detaj tjetër pikant ishte edhe momenti kur UEFA miratoi vendimet për dënimet e klubeve evropiane, ku përfshihej edhe çështja e Skënderbeut. Duka ngrejti kartonin jeshil duke miratuar vendimin, i cili formulon se për trukime ndeshjesh korçarët duhet të pezullohen me 10 vite nga kupat e Evropës si dhe me 1 milionë euro gjobë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034158229827881