INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia prekëse e Higuain, që përloti tifozët: ‘’Isha gati të lija futbollin, për shkak të mamasë sime...’’

Historia prekëse e Higuain, që përloti tifozët: ‘’Isha gati të lija futbollin, për shkak të mamasë sime...’’

Publikuar më: 19:26 28-01-2019

Gonzalo Higuain, lojtari më i ri i ekipit të Chelsea ka zbuluar se për pak ka dhënë dorëheqjen nga futbolli dhe shkak ka qenë sëmundja e mamasë së tij.

Në vitin 2016 mamaja e tij, Nensi vuante nga një sëmundje që mund t’i merrte jetën.

Për gazetën The Mirror, Higuain ka zbuluar se: “Vendosa që duhet të hiqja menjëherë dorë nga futbolli për t’u kujdesur për mamanë time.

Unë e dija që diçka nuk shkonte, kur ndodhesha në shtëpi për Kupën e Amerikës, por askush nuk më thoshte të vërtetën rreth sëmundjes.

Loza në finalen e atij viti pa e ditur sa sëmurë ishte mamaja ime dhe në momentin që e mora vesh, menjëherë lashë gjithçka për tu kujdesur për të.

Isha gati të lija futbollin, por përgjigja e saj më preku, më tha se kur më shihte duke luajtur ajo ndiente një kënaqësi të veçantë dhe nuk se nuk do më lejonte kurrë të hiqja dorë nga diçka që e doja.

Ajo më kërkoi që të vazhdoja dhe unë do ta plotësoj deri në fund dëshirën e saj.”- tha Higuain në intervistën për britaniken e famshme.

higuain_nancy.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996