Në ndeshjen ndaj Kievos një fatkeqësi ndodhi në tribunën e tifozëve kur një top i goditur nga Ronaldo përfundoi drejt e në fytyrën e një tifozeje, së cilës iu thye hunda së bashku me syzet.
Për të kërkuar falje, ajo kërkoi nga Cristiano një darkë me ta dhe gjithçka do ishte e larë.
Por, portugezi ka preferuar t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së tij. Një takim në Kontinasa me tifozen dhe fanella me numrin 7 me autografin e tij dhe dedikimin “Një përqafim për Elenën”.
Kjo është dhurata për Elena Di Martino-n, tifozen e Juventus nga “ylli” portugez.
Elena ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” dy foto: njërën ku tregon me krenari fanelën me autograf të dedikuar, dhe një tjetër ku është fotografuar krah Kristiano Ronaldos. “Dhurara ime për topin që më goditi në fytyrë. Një kampion brenda dhe jashtë fushës… CR7”, shkruan tifozja bardhezi.










18 Dec 2025 





