Një histori interesante mund të quhet ajo presidentit të klubit rumun, Xhixhi Bekali i cili besohet se është me origjinë shqiptare.Një publicist i njohur rumun ka vendosur të bëjë një hulumtim të thellë rreth tij dhe ka zbuluar se Xhixhi babin e ka pasur me origjinë shqiptare.
Sipas të dhënave gjyshi i presidentit ka lindur në fshatin Plasë të Korçës, teksa në vitin 1928 la Shqipërinë për të emigruar drejt Rumanisë.Bekali është aksioneri dhe presidenti i vetëm i klubit të Steaus dhe ka qenë gjithashtu deputet në parlamentin rumun.
Pasuria e tij shkon në 600 milionë dollarë dhe është një personazh i njohur në Rumani sidomos për fjalimet e tij të cilat shkaktojnë shumë polemika.








5 Feb 2026 





