INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Historia dëshpëruese/Babai i 4 fëmijëve zbulon se gruaja e tij e tradhtonte nëpërmjet Facebook-ut

Historia dëshpëruese/Babai i 4 fëmijëve zbulon se gruaja e tij e tradhtonte nëpërmjet Facebook-ut

Publikuar më: 19:50 23-05-2019

Një 33-vjeçar nga Gjeorgjia ka zbuluar nëpërmjet Facebook-ut se bashkëshortja e tij e tradhëton. Seth Megow dhe Crissy kishin 10 vite të martuar, por së fundmi sjellja e saj kishte nisur të ndryshonte.

Një ditë bashkëshortja e 33-vjeçarit kishte harruar llogarinë e saj hapur në kompjuterin e tyre. Seth gjeti mesazhe dhe zbuloi se bashkëshortja e tij e tradhëtonte prej 1 viti me dikë tjetër.

"Ne kishim një martesë të lumtur dhe i besonim njëri-tjetrit. U martuam kur ishin 19 vjeç, punuam bashkë kur ishim në kolegj, udhëtuam, bëmë 4 fëmijë të bukur, blemë shtëpi, kishim një marrëdhënie shumë të mirë dhe i mbështetëm ëndrrat e njëri-tjetrit", u shpreh 33-vjeçari.

Seth tregoi se bashkëshortja kishte filluar ta mbante telefonin të kyçur dhe dilte natë vonë.

"Truri më thonte të shikoja faktet, ajo fshihte telefonin dhe disa herë në javë dilte natën. Por zemra më thonte se ajo kurrë nuk do më tradhëtonte", tha Seth.

-640-0-5ce6bcb5bd44e.jpg

-640-0-5ce6bcafc0599.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0016028881072998