INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emërohet zv/drejtori i doganave. Shiqerukaj njihet si...

Emërohet zv/drejtori i doganave. Shiqerukaj njihet si...

Publikuar më: 17:22 23-05-2019

Dy lëvizje të njëpasnjëshme kanë ndodhur në dy drejtori të mëdha si ajo e Doganave dhe e Tatimeve.

Kështu, newsbomb.al mëson se tropojani Artan Shiqerukaj është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm i Doganave ndërsa Ervin Hoxha rikthehet te Tatimet si zv.drejtor i Përgjithshëm.

Nga sa bëjnë me dije burimet e newsbomb.al, Shiqerukaj ka një lidhje të fortë kushqie me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi xhaxhai i tij është martuar me vajzën e vëllait të Berishës, pra mbesën e ish-kryeministrit.

Por pavarësisht afërsisë që ka me Berishën, Shiqerukajt i është besuar pozicioni i rëndësishëm i zv.drejtorit të Doganave, gjë e cila ka surprizuar shumë socialistë. 

Më herët, ai ka mbajtur pozicionin e përgjegjësit të sektorit të analizës strategjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Nga ana tjetër, rikthimi i Ervin Hoxhës te Tatimet si zv.drejtor përbën vërtet habi po të kemi parasysh bujën e madhe të dorëheqjes së tij, të cilën ia komunikoi kryeministrit Rama me një SMS.

E plotë në: https://www.newsbomb.al/krushk-me-berishen-tropojani-emerohet-zv-drejtor-i-doganave-ervin-hoxha-rikthehet-te-tatimet-pas-sms-se-se-bujshme-165433

Article Logic
Execution time: 0.0032510757446289