INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hillary Clinton thyen dorën gjatë udhëtimit të saj në Indi[VIDEO]

Hillary Clinton thyen dorën gjatë udhëtimit të saj në Indi[VIDEO]

Publikuar më: 19:48 16-03-2018

Hillary Clinton ka thyer dorën gjatë qëndrimit të saj në Indi, teksa rrëshqiti nga vaska në hotelin me 5 yje ku po qëndronte. Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, e cila është në Indi për të promovuar librin e saj me kujtime  "Çfarë ndodhi", ku përshkruan zgjedhjet e vitit 2016 thuhet se u rrëzua në vaskë ndërsa qëndronte në Umaid Bhawan Palace, në Jodhpur, Rajasthan. Suresh Goyal, shefi ekzekutiv i Spitalit Goyal në qytetin veriperëndimor të Jodhpurit, i tha Associated Press se Clinton arriti në spital të mërkurën herët dhe qëndroi për rreth 20 minuta. Ndërkohë një video e shpërndarë gjerësisht në mediat sociale tregon zonjën Clinton duke zbritur shkallët e një pallati të shekullit të 13-të në Indinë qendrore me ndihmën e dy burrave. Ajo humbet ekuilibrin dhe rrëzohet dy herë.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271