INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Laert Vasili në fushatë për drejtor teatri: Dua që të ngrihet tek piramida [VIDEO]

Laert Vasili në fushatë për drejtor teatri: Dua që të ngrihet tek piramida [VIDEO]

Publikuar më: 20:46 16-03-2018

Çështja për Teatrin Kombëtarë është një ndër temat më të komentuara të këtyre ditëve, në fillim zhvendosja për tek Turbina, peticioni i artistëve, kandidaturat për drejtor të ri, prishja dhe së fundmi projekti i ri për Teatrin Kombëtar, kanë bërë që kjo teme të trajtohet gjerësisht si nga aktorët ashtu edhe nga politikanë shqiptar.

Tema e zgjedhjes së drejtorit të ri të teatrit gjithashtu ka qenë një ndër temat më të nxehta, aktualisht për këtë post kandidojnë 4 figura shumë të njohura për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për Laert Vasilin, Genci Fuga, Hervin Çuli dhe Ema Andrean.

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, njëri prej kandidatëve Laert Vasili, është shprehur se projektet e tij për teatrin janë të mëdha. Gjithashtu ai u shpreh se ndryshe nga kandidatura e 4 viteve më parë, kësaj radhe ka mbështetjen e figurave elitare të teatrit botëror.

Gjatë diskutimeve me drejtuesit e emisionit, në lidhje me projektin e ri që u paraqit para disa ditësh, Laerti u shpreh se projekti është i jashtëzakonshëm, por sipas tij më mirë do ishte që Teatri Kombëtar të bëhej tek piramida.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036330223083496