INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heqja e tabelave dygjuhëshe në Finiq, reagon ashpër PBDNJ dhe OMONIA: Provokim…

Heqja e tabelave dygjuhëshe në Finiq, reagon ashpër PBDNJ dhe OMONIA: Provokim…

Publikuar më: 16:19 05-05-2019

Pas heqjes së tabelave dygjuhëshe në zonën e Vurgut, vjen edhe një reagim i ashpër nga PBDNJ dhe OMONIA. Përmes një deklaratë të përbashkët, PBDNJ dhe OMONIA e cilësojnë rastin një provokim nga ana e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

“Kjo sjellje e Qeverisë reflekton edhe një herë tjetër karakteristikat e arrogancës, të arbitraritetit, të shkeljes së të drejtave të njeriut, të destruktimit të sa është realizuar në lidhje me liritë e MEG, të implikimit brutal në kufizimin e parimit të vetqeverijses të autoriteteve të pushtetit lokal, në rastin konkrret të Bashkisë së Finiqit, sikundër edhe kjo sanskionohet në parimet e Këshillit të Evropës, dhe në fund të ditës të një nacionalizmi dhe racizmi të papërmbajtur ndaj gjuhës Greke dhe civilizimit Helenik.

Provokim i rëndë nga Qeveria Rama shkatërrimi i tabelave dygjuhëshe të orientimit në zonën e Vurgut.” thuhet ndër të tjera në reagim.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme pas reagimeve të shumta policia dhe ARRSH hoqën tabelat në bashkinë e Finiqit me arsyetimin se tabelat ishin vendosur në rrugë pa miratimin e saj dhe ishin në shkelje të plotë të ligjit.

Këto tabela po ashtu nënvizoi ARRSH nuk plotësonin specifikimet teknike të përcaktuara në legjislacionin në fuqi përsa i përket renditjes së emertimëve në gjuhën shqipe dhe atë minoritare, ngjyrës dhe madhësisë së shkrimit të përdorur” .
Në tabela vihej re se fillimisht ishte shkruar në gjuhën greke dhe më pas në shqip.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715