INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Papa Françesku mbërrin në Ballkan, ndalet edhe në vendlindjen e Nënë Terezës

Papa Françesku mbërrin në Ballkan, ndalet edhe në vendlindjen e Nënë Terezës

Publikuar më: 17:05 05-05-2019

Papa Françesku fillon të dielën një udhëtim në Bullgari dhe Maqedoninë e Veriut, ku do t’i duhet të tregohet i kujdesshëm për shkak të marrëdhënieve delikate me Kishën Ortodokse të Lindjes. Në të dyja këto vende ballkanike, katolikët janë një minoritet i vogël.

Një nga qëllimet e udhëtimit tre-ditor është përmirësimi i marrëdhënieve me kishat ortodokse, si pjesë e përpjekjeve të Vatikanit për një bashkim të ardhshëm të dy degëve të krishtërimit, Lindjes dhe Perëndimit, të cilat u ndanë në vitin 1054.

Bota ortodokse e konsideron Kishën e Maqedonisë së Veriut në gjendje skizme, që kur ajo shpalli autoqefalinë e saj nga Kisha Ortodokse e Serbisë.

Ndoshta për të mos mërzitur kishat e tjera ortodokse, Papa nuk do të takohet veçmas me Stefanin, primatin e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa kjo do të jetë vizita e dytë e një pape në Bullgari, që kur Papa Gjon Pali e vizitoi në vitin 2012, në Maqedoninë e Veriut kjo do të jetë vizita e parë historike, e cila zhvillohet vetëm tre muaj pas ndërrimit të emrit të këtij vendi.

Të martën, Papa do të gjendet në Shkup, ku në një familje shqiptare lindi në vitin 1910 Nënë Tereza (Anjeze Gonxhe Bojaxhiu).

Papa do të vizitojë memorialin e saj dhe do të takohet me të varfrit që ndihmohen nga urdhri i murgeshave i themeluar nga fituesja e Çmimit Nobel për Paqen.

Article Logic
Execution time: 0.0039269924163818