INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hashim Thaçi marshon për LGBT. Logoja “Në emër të dashnisë” i ka mbledhë të gjithë së bashku, presidentin, ambasadorin amerikan... [FOTO]

Hashim Thaçi marshon për LGBT. Logoja “Në emër të dashnisë” i ka mbledhë të gjithë së bashku, presidentin, ambasadorin amerikan... [FOTO]

Publikuar më: 11:35 11-10-2017

Mesa duket komuniteti LGBT paska marrë shumë mbështetje nga presidenti i Kosovës dhe nga ambasadori amerikan. Çfarë po ndodh vallë?“Institucioneve të shtetit të Kosovës u përket të përkrahin dhe të mbrojnë çdo qytetar në realizimin e të drejtave të tyre të garantuara me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”, është shprehur Presidenti  i Kosovës. Por mbështetja nuk ka përfunduar me kaq, ambasadori amerikan gjithashtu ka marshuar bashkë me ta dhe ka thënë: “Ditë tepër e mrekullueshme për ta pasur tamam Paradën e Krenarisë. Jam shumë i lumtur që po i shoh gjithë këta përkrahës këtu. Dëshiroj t’iu bëj të ditur të gjithëve që ambasada amerikane në Kosovë ju mbështet të gjithëve dhe qëndron krah jush”, tha Greg Delawie .

Organizatorët thanë se parada synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve qeveritare dhe publike dhe për t'i treguar shoqërisë së Kosovës që komuniteti LGBTI është këtu, i pranishëm në çdo segment të jetës në Kosovë.

6f42ac7f49841c04bec2f8768d9c690b.jpgaab89076fb0fb52f528b5026be6a8608.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038478374481201