INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Në mars do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës [VIDEO]

Haradinaj: Në mars do të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës [VIDEO]

Publikuar më: 17:28 15-12-2017

Qeveria e Kosovës ka disa lajme të mira për qytetarët e saj. Vet kryeministri Ramush Haradinaj gjatë një interviste dhënë për RTK-në tha se se liberalizimi i vizave do të ndodhë në mars të vitit të ardhshëm. Shpresë për kosovarët të cilët mund të lëvizin pa viza pas katër muajsh.  Por kreu i qeverisë bëri të ditur se në të njëjtën kohë do të formohet edhe ushtria e Kosovës. Sipas Haradinaj muaji mars mund të jetë koha më e largët kur këto dy procese mund të realizohen. Për këto dy çështje dhe shumë të tjera, kryeministri do të udhëtojë më 18 dhjetor në Bruksel. Është hera e parë që për liberalizimin e vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës, qeveria jep një afat kohor. Parakushtet e BE për liberalizimin e vizave në Kosovë janë "demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar". Mediat serbe kanë bërë publik lajmin ndërsa shkruajnë se formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të realizohet edhe me pëlqimin e komuniteve të tjera. “Komuniteti ndërkombëtar dhe NATO besojnë se transformimi i FSK-së është një çështje politike që është nën juridiksionin e institucioneve të Kosovës, por gjithashtu duhet të paraprihet nga amendamentet e Kushtetutës dhe të ketë pëlqimin e komuniteteve të tjera për të ruajtur statusin multinacional”-shkruan B92. Më tej theksohet se përfaqësuesit e Listës Serbe janë kundër formimit të një ushtrie në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0037350654602051