INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapi i radhës i Facebook, kompania synon të krijojë robotë inteligjent dhe të pavarur [FOTO]

Hapi i radhës i Facebook, kompania synon të krijojë robotë inteligjent dhe të pavarur [FOTO]

Publikuar më: 12:08 21-05-2019

Facebook së shpejti do jetë një kompani robotike, pasi ka ngritur një laborator të quajtur ''Al lab''. Punonjësit po përpiqen të krijojnë robotë të zgjuar.

Laboratori ndodhet brenda kompanisë së Facebook dhe punëtorët kalojnë kohë duke u marrë me pajisjet dhe në këtë mënyrë heqin pak stresin dhe lodhjen gjatë punës.

punonjesit.jpg

Një nga makineritë që është duke u testuar tani është Hexapods, e cila ngjan me një merimangë, ka një krah të ngjashëm me atë të një roboti dhe krahun tjetër të ngjashëm me atë të një njeriu. Ajo është e lidhur me sensorë. Ndryshe nga robotët e tjerë të cilët programohen për të bërë një veprim të caktuar, Facebook tregon se në laboratorin Al robotët janë të lirë të lëvizin dhe të prekin çfarë të duan. Në këtë mënyrë, sipas Facebook ata bëhen më inteligjentë.

kjomakina.jpg

Deri tani robotët e krijuar nga Facebook kanë vetëm njohuri mbi ambientin ku ndodhen, ndërsa përsa i përket objekteve, ata i provojnë vet dhe pas disa prekjesh mësojnë si të punojnë me to.

faceee.jpg

Një punonjës në Al shprehet se robotët e tyre janë njësoj si fëmijët, ata mësojnë më shumë me kalimin e kohës.
Synimi i Facebook është i qartë që në të ardhmen të krijojë robotë inteligjentë të cilët do të jenë të aftë të përshtaten në terrene të panjohura më parë dhe të mos drejtohen nga njerëzit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040361881256104