INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Sytë nga qielli”, policia ‘kap’ një meteor [VIDEO]

“Sytë nga qielli”, policia ‘kap’ një meteor [VIDEO]

Publikuar më: 10:53 21-05-2019

Me siguri shumë prej jush do të dëshironit të ishit në kohën e duhur për të parë një meteor që bie nga qielli dhe ndoshta të shprehni një dëshirë.

Dhe një moment të tillë kur trupi qielllor bie në tokë është filmuar nga kamerat e policisë në Australinë e largët.

Guri i madh duket sesi përshkon qiellin dhe më pas bie në tokë.

Siç duket edhe në video qielli ndriçon për pak caste, një dritë blu e cila më pas bëhet e bardhë.

Meteori u kap në ajër por ende nuk dihet se ku ka rënë. Por ju mund të shijoni dritën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0029091835021973