INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit propozimi i priftit. Taksë për nuset e zhveshura në altar

Habit propozimi i priftit. Taksë për nuset e zhveshura në altar

Publikuar më: 16:31 04-09-2018

“Mjaft me nuse që paraqiten shumë të zhveshura në altar”. Kjo është deklarata e një prifti italian, e cila do ti bëj nuset që të mendohen dy herë  para se të zgjedhin fustanin për ceremoninë e martesës së tyre. Pasi për tu celebruar në kishë duhet  të vishen në mënyrë të përshtatshme. Të paktën kjo ka qenë kërkesa që prifti, i mërzitur mesa duket nga mënyra sesi paraqiten nuset në altar u bëri drejtuesve të tij. Don Cristiano Bobbo, është famullitar në një kishë në Venecia. Në letrën drejtuar eprorëve të tij famullitari i Mira, kërkon që të ketë një reflektim  në veshjet, që shpesh janë vulgare dhe aspak të përshtatshme për rastin. Madje ai propozon futjen e një takse  për veshjen e  nuses. Ajo që paraqet më zhveshur duhet të paguajë më shumë. “Martesa është një ngjarje e madhe, dhe si e tillë duhet vlerësuar. Mos i nënvlerësoni detajet"- thotë Don Cristiano.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936