INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Alarm, 1 në çdo 18 emigrantë “lë kockat” në det

Alarm, 1 në çdo 18 emigrantë “lë kockat” në det

Publikuar më: 16:03 04-09-2018

UNHCR ka publikuar një raport në lidhje me emigrantët, ku veçohet që është ulur numri i tyre por ai i vdekjeve është në përmasa alarmate, në veçanti të atyre që përpiqen të kalojnë Detin Mesdhe. Raportohet se 1 në çdo 42 emigrantë, vdiq vitin e kaluar gjatë përpjekjes për të kaluar Mesdheun. Edhe këtë vit ka patur 1.095 viktima, duke e rritur kështu nivelin e vdekjeve në 1 në çdo 18 persona. Sipas raportit, gjatë dhjetë incidenteve të këtij viti, mbi 50 persona humbën jetën, shumica të nisur nga Libia. Sipas ekpertëve të UNCHR, trafikimi po shkakton më shumë viktima, pasi trafikantët përballen me më shumë rreziqe prej operacioneve të rojës bregdetare libiane dhe ju kushton më shumë t’i mbajnë njerëzit nën robëri në magazina. Raporti “Udhëtime të Dëshpëruara” thotë se nuk kanë ndryshuar shkaqet kryesore të emigracionit të detyruar.

Article Logic
Execution time: 0.0033149719238281