INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi në lojën kompjuterike, 15 vjeçari pret kokën me sharrë

Humbi në lojën kompjuterike, 15 vjeçari pret kokën me sharrë

Publikuar më: 16:50 04-09-2018

Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi ku një djalë 15 vjeçar ka vrarë veten pasi humbi një lojë kompjuterike. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Rusi, ku Pavel Matveev është gjetur i pajetë në fshatin e Mogochinos.

Siç raporton ‘Daily Mail’ djali kishte dal në mëngjes në oborrin e shtëpisë dhe kishte marrë një sharr elektike me të cilën kishte prerë kokën e tij.

Mediat vendase kanë treguar se 15 vjeçari ka qenë i fiksuar pas kompjuetit të tij dhe mendohet se shkak për vetëvrasjen e tij ishte një lojë kompjuterike që ai po luante.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe një i afërm i cili ka rrëfyer se Pavel rrinte me orë të tëra në dhomën e tij duke luajtur këtë lojë që i solli dhe vdekjen.

"Kjo është loja që e vrau",ishte shprehur gruaja për mediat ruse.

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156