INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Meghan Markle, do të lindë si paraardhësit e saj, jo në maternitet [FOTO]

Habit Meghan Markle, do të lindë si paraardhësit e saj, jo në maternitet [FOTO]

Publikuar më: 09:58 06-05-2019

Shtatëzania e Meghan Markle është në vëmendjen e gjithë mediave botërore. Dukesha e Sussex, pritet të lindë së shpejti. Ajo nuk do të lindë në spital, por thuhet se ka mohuar traditën mbretërore duke zgjedhur një lindje në shtëpi me një mami.
Vendimi i saj ka nxitur diskutime rreth planeve alternative të lindjes në mesin e publikut të gjerë dhe ka ngritur disa pikëpyetje në mes mjekëve obstetër më të mirë të botës, të cilët u mblodhën në Nashville, Tennessee, për takimin vjetor të Kolegjit Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve.
Gjinekologu Dr. Timothy Draycott i cili në vitin 2014 mori një çmim nga mbretëresha, ka bërë një deklaratë në një konferencë ku bëri të qeshin shumë mjekë amerikanë.
“Ajo është 37 vjeç, lindja e parë … Nuk e di. Ne do të duhet të shohim” ironizoi Dr. Timothy.

Meghan-Duchess-of-Sussex-In-Amanda-Wakeley-The-50th-Anniversary-Of-The-Investiture-Of-The-Prince-of-Wales.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0051360130310059