INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ishte fanse e tij? Olsi Bylyku tregon si u njoh me të dashurën dhe zbulon cili personazh VIP i prezantoi [FOTO]

Ishte fanse e tij? Olsi Bylyku tregon si u njoh me të dashurën dhe zbulon cili personazh VIP i prezantoi [FOTO]

Publikuar më: 22:21 05-05-2019

Aktori i humorit Olsi Bylyku është i dashuruar kokë e këmbë dhe këtë nuk ndalon së dëshmuari gjatë gjithë kohës. Ai është prej disa kohësh në lidhjen me vajzën simpatike që e quajnë Egli, por ai kishte vendosur që ta mbante private lidhjen e tij, derisa disa foto i kishin nxjerrë ‘zbuluar’. Pas këtyre fotove, Olsi ka postuar vetë foto me të dashurën duke pranuar në këtë mënyrë lidhjen e tyre.

I ftuar në "Thumb", Olsi ka treguar se e dashura e tij i kishte ndjekur puntatat e tij në "Portokalli" dhe dinte çdo batuatë.

"Ajo i kishte ndjekur puntatat e mia që të gjitha. Kur shkoj në 'stand up comedy' nëpër longue-t të Tiranës e marr me vete sepse m’i kujton batutat. I mban mend përmendësh. Ndiqte shumë portokallinë dhe kur pata dalë unë ishte një nga ndjekëset më të rregullta të miat", u shpreh Olsi.

Personi që i ka prezantuar së bashku ka qenë këngëtari Lorenc Hasrama.

"Është shumë e lumtur dhe nuk kemi ndërmend që të ikim nga njëri-tjetri. Fejesa, martesa janë më shumë për t’u gëzuar të tjetrët se sa të gëzohemi ne vetë. Ne po gëzohemi më shumë vetë kështu që nuk kemi nevojë për momentin as për fejesa as për martesa. Nuk është xheloze. Është xhelozi në nivelin e duhur në një lidhje", u shpreh Olsi.

olk-2.png

Article Logic
Execution time: 0.0034370422363281