INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Habit Arilena Ara: Kur ndodhem jashtë shtetit MASKOHEM! Së shpejti bashkëpunim me artist me famë botërore

Habit Arilena Ara: Kur ndodhem jashtë shtetit MASKOHEM! Së shpejti bashkëpunim me artist me famë botërore

Publikuar më: 22:54 16-03-2018

Nëntori ishte ‘çelësi’ për të hapur çdo derë suksesi dhe tani ajo ka fatin të bëjë ëndrrën e saj realitet: që zëri i saj të dëgjohet nga të gjithë. Si duket kjo famë e madhe që ka jo vetëm në Shqipëri por jashtë ka bërë që ajo të bëhet me ‘fiksime’ dhe të ruhet nga të gjithë edhe pse nuk mund të njihet. E ftuar ne “Lart e poshtë”, Arilena ka treguar se do të ketë bashkëpunime me yje botërorë, por nuk tregoi më shumë. Ndërkohë për pyetjen nëse e ka marrë malli për gjërat e thjeshta në jetë, si dalja me miqtë apo shkuarja edhe në ndonjë diskotekë, Ara përgjigjet kështu:

“Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie që jo domosdoshmërisht duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë.”/intv.al/

 

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164