INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja që i tregoi gishtin e mesit Trump, u pushua nga puna për gjestin e bërë

Gruaja që i tregoi gishtin e mesit Trump, u pushua nga puna për gjestin e bërë

Publikuar më: 12:23 07-11-2017

Juli Briskman, një ish-anëtare e ekipit të marketingut në Akima Sh.pk, po i jepte biçikletës së saj kur kolona e makinave presidenciale po kalonte për të transportuar Trump nga loja e golfit drejt Shtëpisë së Bardhë. Edhe pse Briskman nuk është tipi që përdor gjeste fyese e ofenduese, nuk nguroi të shprehte zemërimin e saj disa ditë më parë ndaj presidentit amerikan Donald Trump i cili kaloi me ekskortën e tij në rrugë ndërsa ajo po ecte me biçikletë. 

"Gishti im tregoi atë se çfarë ndieja", tha Briskman. "Unë jam e zemëruar dhe e frustruar". Ajo u kaloi dy herë pranë ekskortës në autostradë, duke i treguar “gishtin e mesit” presidentit dhe pas kësaj kjo video u bë shumë virale në rrjetet sociale. "Mendova se ndoshta do të kthehesha në kompaninë time përfundimisht," tha Briskman në një intervistë dhënë CNN. Por ajo tregoi se punëdhënësit e saj i thanë se kishte shkelur politikën e kompanisë, duke u shfaqur në mediat sociale. Kompania e hoqi nga puna pas kësaj ngjarje punonjësen rebele. "U thashë po kjo jam unë'" i tregoi Briskman gazetarëve të CCN duke kujtuar bisedën e saj me përfaqësuesin e ekipit të saj të ish-kompanisë. Briskman tha se kishte qenë në kompani për rreth 6½ muaj para incidentit dhe ishte duke punuar në departamentin e marketingut. Ajo shtoi se ajo "nuk është vërtet" tipi i personit që bën gjeste të tilla . "Kujdesi shëndetësor nuk kalon, por ju përpiqeni ta çmontoni nga brenda", tha Briskman. "Pesëqind njerëz u qëlluan në Las Vegas, nuk po bëni asgjë për këtë. Ju e dini, supremacistët e bardhë kanë bërë këto marshimet e madha duke lëndojnë një grup njerëzish dhe ju i quani njerëz të mirë"—shprehu zëmërimin e saj Briskman.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436