INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqia merr vendimin pas zjarreve në Mati: Do shkatërrohen ndërtimet pa leje!

Greqia merr vendimin pas zjarreve në Mati: Do shkatërrohen ndërtimet pa leje!

Publikuar më: 13:22 02-08-2018

Greqia u zotua të mërkurën për të sjellë një sërë masash pas zjarreve vdekjeprurëse në Mati. Dhjetë ditë pasi zjarreve shkatërruan qytetin bregdetar ku pretendohet se të paktën 93 persona humbën jetën, qeveria njoftoi se do të përshpejtonte shkatërrimin e 3000 ndërtimeve të paligjshme rreth kryeqytetit grek si dhe "riorganizimin" e mbrojtjes civile dhe "përmirësimin e mbrojtjes". Ajo ka çuar për miratim urgjent në Parlament, një amendament me anë të të cilit përshpejtohen proceset për prishjen e banesave të paligjshme në zonat pyjore dhe ato bregdetare. Ai parashikon prishjen e menjëhershme, të objekteve pa leje. Lajmi u bë publik në një konferencë shtypi të ministrave të Mjedisit dhe të Punëve të Brendshme. Vetëm zona e Matit, që u shkatërrua nga zjarret vrastare të javës së kaluar, ka qindra shtëpi të paligjshme prej vitit 1977, të ndërtuara në zonë pyjore, ndërsa në shumë raste është shkelur ligji që ndalon rrethimin me gardhe të kopshteve në largësi deri 500 metra nga deti. Qeveria greke ka njoftuar gjithashtu një paketë masash mbështetëse për viktimat, duke përfshirë kompensimin dhe ndihmën me taksat dhe bankat që arrijnë në 40 milionë euro.

Article Logic
Execution time: 0.0023889541625977