INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, vazhdon beteja me flakët në ishullin Evia [Video]

Greqi, vazhdon beteja me flakët në ishullin Evia [Video]

Publikuar më: 11:07 13-08-2018

Zjarri i madh që shpërtheu mesditën e së dielës në ishullin Evia ka vazhduar edhe gjatë natës. Si pasojë e zjarreve rreth 250 persona janë evakuuar nga autoritetet, ndërsa rreth 300 të tjerë kanë vendosur të largohen vetë për t’u strehuar tek të afërmit.
Aktualisht në ishull ka dy vatra aktive zjarri, në një distancë gati prej 3 km nga fshatrat e Kontotispoti dhe Stavros. Kryetari i Bashkisë Psachna Psathas, tha për mediat vendase se prania e pajisjeve zjarrfikëse ajrore dhe tokësore është e fortë dhe se shpresonte se shumë shpejt zjarri do të vihej nën kontroll. Në ishull po operojnë 186 forca zjarrfikëse dhe 5 helikopterë për përforcime nga ajri, ndërsa shkaku i zjarrit ende nuk dihet. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508