INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autori i masakrës së Selenicës del para gjykatës

Autori i masakrës së Selenicës del para gjykatës

Publikuar më: 11:20 13-08-2018

Autori i masakrës së 10 gushtit të ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës, doli sot para gjykatës. Ritvan Zykaj vrau 8anëtarë të fisit të tij. Seanca për masën e sigurisë ndaj 24-vjeçarit po zhvillohet në gjykatën e Vlorës. Një avokat i caktuar kryesisht nga shteti po e përfaqëson në gjykatë. Mbi Ritvan Zykajn rëndon akuza ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parashikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal. Materialet hetimore i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë
Krimi i rëndë që tronditi vendin ndodhi pasditen e datës 10 gusht. Ridvan Zykaj qëlloi me automatik duke ekzekutuar 8 familjarët e tij mes të cilëve edhe dy fëmijë. Autori i krimit ka shkuar me automatik fillimisht në banesën e Demir Zykës, vëllait të gjyshit të tij. Aty ka vrarë Demir Zykaj 75 vjeç dhe gruan e tij, Perie Zykaj 72 vjeç. Më pas ka shkuar në banesën e Besimit (djali i Demirit) . Aty ka vrarë Besimin dhe bashkëshorten e tij, Vasilika dhe dy fëmijët, Sarën, 16 vjeçe dhe Ledionin 8 vjeç. Azemi, vëllai tjetër i Besimit dhe e shoqja Afërdita, kanë shkuar në banesën e Besimit pasi dëgjuan krismat. 24-vjeçari qëlloi edhe ndaj tyre duke i lënë të vdekur. Ajo çka zbuloi policia pas arrestimit ishte edhe më e tmerrshme. Autori i krimit filmoi viktimat pasi i vrau dhe videon ja dërgoi njërit prej kushërinjve të tij.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607