INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gara dhe alkool!’ Policia aksion në autostradën Tiranë-Durrës [VIDEO]

‘Gara dhe alkool!’ Policia aksion në autostradën Tiranë-Durrës [VIDEO]

Publikuar më: 10:45 13-08-2018

Policia e Shtetit ka vazhduar me kontrollet e drejtuesve të mjeteve gjatë natës. Kësaj here kontrollet u zhvilluan në autostradën Tiranë-Durrës. Vetëm në dy orë monitorim me agjentë civilë, u konstatuan dhe u ndëshkuan 5 drejtues mjetesh u arrestuan, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për mospajisje me leje drejtimi. Po kështu u pezulluan 10 leje drejtimi pasi shoferët ishin nën ndikimin e alkoolit, 12 leje drejtimi u tërhoqën për shpejtësi tej normave të lejuara, si dhe u proceduan 7 drejtues mjetesh për xhama të errët. Si dhe u shoqëruan 8 automjete me targa regjistrimi të një shteti tjetër me qëllim verifikimin e tyre nga strukturat e tjera policore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672