INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A mund të prodhohet alkool nga pema? Na e shpjegojnë japonezët

A mund të prodhohet alkool nga pema? Na e shpjegojnë japonezët

Publikuar më: 16:54 02-05-2018

A e dini që pijet alkolike mund të prodhohen edhe nga pemët. Një gjë të tillë synojnë ta realizojnë në fakt shkencëtarët japonezë.

Ata janë shprehur se kanë zbuluar mënyrën sesi të prodhojnë pije alkolike nga pemët dhe se brenda tre vitesh mund të kemi alkolin e drurit.

Duke shmangur përdorimin e nxehtësisë, hulumtuesit thonë se janë në gjendje të ruajnë shijen specifike të drurit të çdo peme.

Hulumtuesit kanë eksperimentuar me versionet e prodhuara dhe të distiluara të pijeve të reja, por 'mendojmë se alkooli i distiluar duket më i mirë'.

Fermentimi i drurit përdoret tashmë për prodhimin e biokarburanteve, por produkti përmban toksina.

Instituti ka një mandat të gjerë për studime shkencore në lidhje me pyjet dhe pyjet e gjera të Japonisë, por studiuesi Magara pranoi se 'alkooli i drurit' mund të mos jetë aplikimi i duhur për burimet e tyre kërkimore.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098