INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Droga në Itali e Spanjë, Alibeaj: Ja kush është kreu i narkotrafikut

Droga në Itali e Spanjë, Alibeaj: Ja kush është kreu i narkotrafikut

Publikuar më: 16:04 02-05-2018

Gjatë këtyre dy ditëve janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme lëndësh narkotike në Itali dhe në Spanjë, dhe sigurisht të përfshirë kanë qënë trafikantë shqiptarë.

Këto operacione kanë ndezur sirenat e alarmit në radhët e opozitës, që ka shprehur qëndrimin e saj nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj.

Nga selia blu deputeti demokrat u shpreh se “kapja e një tjetër sasie rekord lënde narkotike kanabis në Itali është një tjetër provë e fortë e lidhjes së qeverisë më drogën”.

“Gomonia me 2.5 ton kanabis kalon nën hundën e policisë shqiptare dhe radarëve për t’u kapur vetëm nga policia italiane, që është vendosur në alarm. Kjo është e disata herë që mjetet lundruese sfidojnë policinë dhe radarët shqiptarë. S’ka si të ndodhë ndryshe në një vend, që qeveriset nga kryeministri, vëllai i të cilit lidhet direkt me trafikun e drogës”, deklaroi Alibeaj.

Sipas Alibeajt kalimi i një gomone me 2.5 tonë drogë pa u ndaluar nga askush është derivat i procesit të kriminalizmit të policisë nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Alibeaj shtoi edhe disa fjali mbi kokainën e kapur në Spanjë, ku kreu i grupit të trafikantëve ishte një shqiptar.

“E ndërkohë kur Prokuroria ska zbardhur kokainën e Maminasit, një tjetër sasi kokaine është kapur në Spanjë, ku janë përfshirë edhe shqiptarë. Kur DASH na cilëson si vend transit për kokainën kolumbiane,qeveria e policia mbrojnë Olsin, Agronin dhe Saimirin të kapur në flagrancë si kokat e trafikut ndërkombëtar të drogës. Qeveria e verbër nuk e sheh detin me drogë dhe as drogën në det, pasi vetë Rama është kreu i narkotrafikut”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0021369457244873