INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë në “luftë” për vota

Gratë në “luftë” për vota

Publikuar më: 16:41 02-06-2017

Në 25 qershor qytetarët do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur parlamentarët e rinj. Por ajo që ra në sy në këto lista të kandidatëve është pikërisht përfshirja e të rinjve por dhe numri i grave në lista. Partia socialiste jo vetëm ka respektuar kuotën 30% të përfaqësimit të grave në listat e kandidatëve por ka zgjedhur si kryesuese në 4 qarqe pikërisht gratë. Në Tiranë socialistët e nisin listën me Elona Gjebrean, në Durrës me Eglantina Gjermenin, në Lezhë është Lindita Nikolla ndërsa në Kukës listën e kandidatëve për deputet e kryeson Mimi Kodheli. 4 gra që kanë qenë në kabinetin qeveritar Rama, 3 prej tyre ministre ndërsa Elona Gjebrea zv ministre e brendshme për 4 vitet e qeverisjes së majtë. 

Ligji sanksionon gjobë për partitë që nuk respektojnë kuotën gjinore, por kësaj radhë Lëvizja Socialiste për Integrim është gjobit për shkak të numrit të madh të femrave në listat e kandidatëve për deputet. Ndërsa në krye të listës në 12 qarqe LSI ka zgjedhur të ketë në krye të 3 qarqeve gra. Në Tiranë Klajda Gjosha, në Elbasan Monika Kryemadhi e në Kukës Selvi Beçaj.
Ndërsa PS ka respektuar kuotat, LSI ka marrë gjobë për tejkalim të tyre, Partia demokratike është gjobitur për shkak të mosrespektimit të kuotës gjinore në listat për deputet. Në 5 qarqe PD nuk ka respektuar kuotat për sa i përket 3 emrave të parë të renditur në lista, duke u gjobitur plot 5 milion lekë të reja. Por ndërkohë PD në krye të listave të kandidatëve ka zgjedhur të ketë vetëm 2 zonja nga 12 qarqe. Është Valentina Duka në qarkun Korçës e Dhurata Cupi në Dibër.

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449