INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë europiane punojnë dy muaj më shumë se burrat për të marrë të njëjtën pagë

Gratë europiane punojnë dy muaj më shumë se burrat për të marrë të njëjtën pagë

Publikuar më: 09:32 04-10-2018

Gratë evropiane detyrohen të punojnë 59 ditë më shumë se burrat për të njëjtën pagë. Këtë fakt e zbulon një raport i “Oxfam” kushtuar punës së grave në 28 vendet e BE-së në 2017. Raporti thekson se edhe sot gratë janë më të ekspozuar në punë të pasigurta dhe të punësuar në role që nuk marrin parasysh kualifikimet e tyre aktuale të studimit, ndërsa punët e shtëpisë janë, në pjesën më të madhe, në shpatullat e tyre. Hendeku në kushtet e punës nuk e kursen as Italinë ku më shumë se 10% e grave të punësuara (të dhënat që i referohen vitit 2017) jetojnë në një familje me të ardhura nën pragun e rrezikut të varfërisë. Kështu, Italia ka performancën më të keqe në Evropë për këtë tregues, edhe më alarmues duke pasur parasysh se më pak se gjysma e popullsisë femërore italiane është e punësuar. "Paga të ulëta, punë e pasigurt, vështirësi në balancën punë-jetë, janë ndër arsyet kryesore pse femrat jetojnë një varfëri pune që është në rritje në Evropë - tha drejtori i Oxfam Italia, Elisa Bacciotti .

Article Logic
Execution time: 0.0039598941802979