INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi shpreson se PD do futet në zgjedhje

Gramoz Ruçi shpreson se PD do futet në zgjedhje

Publikuar më: 16:47 05-05-2017

Sekretari i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi është shprehur kritik për Partinë Demokratike duke thënë se e do pushtetin në tavolinë. Ai ka folur nga Fieri, pasi ka nderuar të rënët në Ditën e Dëshmorëve. Madje bëri dhe batuta:

“Ku ta dinin të rënët tanë që luftuan për shtet e për liri se pas kaq dekadash stërnipërit e tyre do luftonin për pushtet për ta marrë atë në tavolinë. Politika është edhe shah mor bir, po kryeministri e ka bërë ofertën e tij, është bërë publike. Ngelet pala tjetër të bëjë zgjidhjen e vet. Oferta tjetër është ajo ofertë që ka opozita që thotë pushtetin e duam në tavolinë dhe duam bashkëqeverisje. Vetëm në Shqipëri ndodh një fenomen i tillë që në prag të zgjedhjeve kërkohet që opozita të bëjë pozitë”, deklaroi Ruçi.
Po gjithësesi ai tha se beson se e djathta do hyjë në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0038487911224365