INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/  Sot jepet masa për 3 të arrestuarit e tjerë

Grabitja në Rinas/ Sot jepet masa për 3 të arrestuarit e tjerë

Publikuar më: 08:33 24-04-2019

Gjykata për Krime të Rënda do të japë sot masën e sigurisë për 3 të arrestuarit e tjerë të grabitjes në Rinas.

Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Renaldo Sula, 25 vjeç Saimir Çela, 28 vjeç, të tre banues në Elbasan dhe 38-vjeçari Oltian Veseli, banues në Krujë.

Një ditë më parë gjykata vendosi masën 'arrest me burg' për Alkond Bengasin i cili pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke pokuar se ka qenë ai që ka modifikuar furgonin me mbishkrimin 'Hetimi Tatimor'.

Bengasit i ëshë dhënë statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë në këmbim të informacioneve të vlefshme për zbardhjen e ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219