Moti i keq me erëra të forta ka paralizuar lundrimin në portin e Durrësit.
Mësohet se dy tragetet të linjës Durrës-Bari janë nisur 7 orë me vonesë.
Tragetet të cilët duhet të niseshin mbrëmë janë nisur mëngjesin e sotëm, dhe kështu pritet që të mbërrijnë në Bari rreth orës 14:00, transmeton Newsbomb.al.
Në det të hapur gjatë natës dallgët arrinin deri në 9 ballë, dhe kjo e bëri të pamundur lundrimin.