INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gomone me drogë drejt brigjeve Italiane

Gomone me drogë drejt brigjeve Italiane

Publikuar më: 10:22 14-03-2017

Trafikimi i lëndëve narkotike me gomone drejt brigjeve Italiane duket se është kthyer e preferuar për bandat kriminale. Por kjo ka sjellë dhe reagimin e policisë të të dy vendeve, ku shpesh kanë raportuar me ndalimin e gomoneve që vijnë nga Shqipëria, e ku në bord kishin qindra kilogram kanabis sativa. Një tjetër gomone me drogë që vinte nga Shqipëria është sekuestruar në brigjet italiane mbrëmjne e së hënës. Policia e Shtetit sqaron se gomonia mbante 800 kilogramë marijuanë dhe u kap në Foxhia pas 4 orë ndjekje.
Në pranga u vunë dy trafikantët shqiptarë V.T, 21 vjeç nga Kavaja dhe D.B. 32 vjeç nga Durrësi.
Operacioni u zhvillua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza e Pulias, ku në ndihmë ishin një avion dhe një helikopter.
Njoftimi i Policisë:
“Në orët e pasdites së djeshme pas sinjalizimit nga Policia Kufitare Shqiptare për një gomone që lëviste me shpejtësi në drejtim të Italisë, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy Njësi detare me mbështetjen e Guardua di Finanza në Durrës dhe Vlorë, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 m të gjatë me dy motorë nga 150 kuajfuqi në afërsi të Viestes, Foxhia. Pas sinjalizimeve nga Policia Kufitare Shqiptare, avioni i Frontex e intercepton në det dhe Guardia di Finanza e Pulias pas 4 orë ndjekie i kap në Vieste rreth orës 18.30 të mbrëmjes së djeshme. Sekuestrohet lënda narkotike e tipit marjuanë rreth 800 kg e ndarë në 42 pako si dhe gomonia.”

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773