INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Anija shqiptare “shpëton” 60 persona në Egje

Publikuar më: 10:43 07-04-2017

Një prej anijeve të Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO-s në detin Egje ka mundur tu vijë në ndihmë 60 sirianëve që ishin nisur me gomone drejt Greqisë. Kjo anije po përdoret për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Mësohet se ekuipazhi i anijes “Oriku”, sipas detyrave dhe kompetencave që i është caktuar në këtë operacion, njoftoi menjëherë anijen flamurtare Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, për gomonen me 60 persona.
Ekuipazhi i anijes ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.
Nga të dhënat e marra nga roja bregdetare turke në përfundim të operacionit, rezultuan se në bordin e gomones ndodheshin 22 fëmijë, 12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por mes të cilëve kishte edhe shtetas nga vendet e Afrikës.

Article Logic
Execution time: 0.0033068656921387