INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditje prej “alieni”, Mesi e nis 2019 me një supergol [VIDEO]

Goditje prej “alieni”, Mesi e nis 2019 me një supergol [VIDEO]

Publikuar më: 20:31 04-01-2019

Bilanci i Lionel Mesit për vitin e kaluar ka qenë fantastik dhe këtë e tregojnë shifrat dhe golat e shënuar për skuadrën katalanase.Argjentinasi e mbylli 2018 me 51 gola të shënuar duke u kthyer si protagonisti absolut në radhët e skuadrës së Barcelonës.

Por ashtu siç shkëlqeu në 2018, “Pleshti” e ka nisur në formë fantastike edhe 2019 dhe këtë e tregoi në golin spektakolar të shënuar në stërvitje. Me nuhatje të jashtëzakonshme, lojtari i Kombëtares së Argjentinës tundi rrjetën më klasin siç di të bëjë vetëm ai.

Një top i dhënë nga portieri me dorë dhe pa prekur fare në tokë dërgohet nga Mesi në trekëndëshin e portës duke i habitur jo vetëm shokët e skuadrës, por edhe një pjesë të madhe të tifozëve.

Article Logic
Execution time: 0.0040380954742432