INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merr fund, ylli i PSG firmos për Barcelonën

Merr fund, ylli i PSG firmos për Barcelonën

Publikuar më: 20:02 04-01-2019

Ishte në ajër prej ditësh, përtej deklaratave diplomatike të Barcelonës, por tashmë merr fund: Adrian Rabiot do të transferohet te Barcelona në verë, kur të përfundojë kontrata me PSG. Klubi blaugrana ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e talentuar, duke firmosur një kontratë me 10 milionë euro në sezon.

Përveç kësaj, Rabiot do të marrë edhe 10 milionë euro në momentin e firmës. Tani Rabiot do të durojë disa muaj në stol, sepse PSG ka vendosur të hakmerret ndaj tij, por edhe ndaj Barcelonës, duke u futur në garë për disa nga objektivat e klubit katalan në merkato.

Article Logic
Execution time: 0.0034761428833008