INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-ekipi interesohet për Jose Mourinho-n

Ish-ekipi interesohet për Jose Mourinho-n

Publikuar më: 21:03 04-01-2019

Jose Mourinho është pa punë që pas largimit nga ekipi I Manchester United nderkohë që ofertat për të nuk kanë mungur.Benfica ka identifikuar Jose Mourinho-n si trajnerin e ardhshëm të ekipit pas shkarkimit të Rui Vitoria-s.

Gjigantët e futbollit portugez kanë larguar trajnerin 48-vjeçar ditën e enjte, duke i dhënë fund ecurisë tre vite e gjysmë në klub. Vitoria është larguar nga Befica pas dy titujve radhazi, por sezonin aktual skuadra e tij ka vuajtur për të mbajtur ritmin e Porto-s. Një humbje 2-0 ndaj Portimonense të mërkurën ka qenë goditja e nokautit për Vitoria.

55-vjeçari e ka nisur pikërisht te Benfica karrierën e tij si trajner dhe udhëhoqi ekipin drejt gjashtë fitoreve në 11 ndeshje. Aventura e Mou-t te Benfica ka zgjatur vetëm tre muaj pas mosmarrëveshjeve për sa i përket kontratës me presidentin e ri të klubit. Gjithsesi, media portugeze thekson se Benfica nuk do të jetë në gjendje të paguajë rrogën e tij rreth 15 mln euro në sezon dhe mund t’i ofrojë një kontratë afatshkurtër deri në fund të sezonit. 

Article Logic
Execution time: 0.0021309852600098