INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goditet nga mbingarkea elektrike e karikuesit, vdes në mënyrë të tmerrshme 14-vjeçarja

Goditet nga mbingarkea elektrike e karikuesit, vdes në mënyrë të tmerrshme 14-vjeçarja

Publikuar më: 10:21 16-11-2017

Një 14-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga mbingarkesa elektrike e karikuesit të Iphone-it të saj, teksa kablloja e tij ishte rrokullisur rreth trupit të vajzës në krevat.   “Daily Mail” shkruan se adoleshentja nga Vietnami u gjet pa ndjenja në krevat nga prindërit e saj, të cilët nxituan ta dërgonin në spitalin lokal, por mjekët nuk ishin në gjendje ta ringjallnin dhe e shpallën të vdekur.

KABLLO_E_TEL.jpg

Policia gjeti në krevatin e saj kabllon e bardhë të iPhone-it, e cila ishte djegur krejtësisht dhe besohet se telat e e dala komplet kanë tejçuar në trupin e 14-vjeçares elektricitetin vdekjeprurës. Sipas hetuesve, vajza ashtu si çdo natë kishte vënë pajisjen e saj Apple, iPhone 6 për rimbushje, por nga përdorimi dhe përdredhja e shumtë, kabllos së karikuesit i kishin dalë fije, të cilat vajza i kishte mbështjellë me ngjitës.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602