INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tragjike, 15 vjeçari vret vëllain e mitur

Tragjike, 15 vjeçari vret vëllain e mitur

Publikuar më: 10:26 16-11-2017

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një tragjedi ka ndodhur në Fan të Mirditës. Një djalë 12 vjeç mbeti i vdekur në vend, pasi u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij 15 vjeç. Dy vëllezërit kishin shkuar për të ruajtur bagëtitë në mal. Gjatë kohës që dy të miturit po luanin me armë, E.T. nga pakujdesia ka bërë shkrehje të pavullnetshme të armës duke lënë të vdekur vëllain e tij të vogël, D.T. Mësohet se ka qenë një plumb në gjoks që i ka sjellë vdekjen e menjëhershme të riut 12¬ vjeçar.

Trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit për ekspertizën e plotë mjekoligjore, ndërkohë arma e zjarrit automatik, si dhe dy gëzhoja të gjetura në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416