Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nëpërmjet një statusi në “Twitter” ka përshëndetur aksionin e policisë “Forca e ligjit” në qytetin e Fierit, ku u arrestuan 3 persona.
Xhafaj thekson se kjo është goditja e parë ndaj grupeve të narko-trafikut, ndërsa thekson vendosmërinë në vijimin e këtij aksioni.
“Në Fier u realizua goditja e parë e #ForcaELigjit: një grup më pak nga lista e narkotrafikut, tashmë i asgjësuar. Përgëzime Policisë Fier dhe strukturave të Drejtorisë Qendrore për këtë sukses! Të vendosur për spastrim të plotë të grupeve kriminale dhe sekuestrim të aseteve të tyre”, shkruan ministri Xhafaj.









28 Nov 2025 





