INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Godet me dru në kokë kunatën arrestohet 35 vjeçarja

Godet me dru në kokë kunatën arrestohet 35 vjeçarja

Publikuar më: 09:18 31-03-2017

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 35-vjeçare ka goditur me dru në kokë motrën e të fejuarit. Pas denoncimit të ngjarjes në polici, uniformat blu kanë ndërhyrë duke vënë në pranga 35-vjeçaren. Sipas të dhënave të policisë në pranga ka rënë shtetësja Rudina. M. Sipas bluve, “35-vjeçarja ka goditur me bastun druri në kokë kunatën (motrën e bashkëjetuesit), shtetasen E.V, 36 vjeçe”. Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti. 36-vjeçarja ndodhet e shtruar në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0049009323120117